Rënia e Vllaznisë në Kategorinë e Parë ka sjellë reagime të shumta, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë. Madje, ishtrajnerë të skuadrës shkodrane kanë shprehur dëshirën për të marrë drejtimin e skuadrës me synimin për ta rikthyer në elitë. Bëhet fjalë për gjermanin, Ulrish Shulce dhe italianin, Baldo Raineri.
Ata janë shprehur se tani është momenti që të projektohet ajo Vllazni që ata kanë dëshiruar. Shulce e ka drejtuar Vllazninë në 2006-ën për disa javë, duke mos arritur ta mbyllte të gjithë kampionatin. Ndërsa, italiani Baldo Raineri e ka drejtuar skuadrën shkodrane në sezonin 2014-2015. /PanoramaSport-http://www.panorama.com.al/sport/vllaznia-pa-timonier-ish-trajneret-e-huaj-kerkojne-te-drejtojne-ekipin/