Sa e fshehtë paska qenë! Nuk e dinim që ishte duke bërë planet për martesë, por mesa duket fustanin e dasmës e ka zgjedhur. Ana Lika, aktorja e njohur ka veshur fustanin e nusërisë në një nga dyqanet e Tiranës.
Por kjo është vetëm një shaka e shoqeve, të cilat janë të pandara dhe aktive në rrjetet sociale. Ka qenë pikërisht bukuroshja Einxhel Shkira, ajo që ka postuar një video, ku Ana dilte nga dhoma e veshjes me një fustan nuseje. Ndërkohë që në video ajo qëndron përpara një manekini dhe thotë “Po, dua”. Einxhel nuk ngurron të shtojë me shaka: “Po ku e di ti që do ai”. Dhe Ana që i kthehet direkt duke shtuar: “Po, do ai se e se di ti!”. Shakaja mund të kthehet shumë shpejt në realitet, ende nuk i dihet. Por gjithsesi Ana dukej një nuse shumë seksi dhe e bukur!