IKMT kallëzon në Prokurori kryetaren e bashkisë së Sarandës, Floriana Koka.
Inspektoriati ka kallëzuar gjithashtu në prokurori edhe ish-kryetarin e Bashkise Sarande Edmond Gjoka dhe ish-shefin e Urbanistikes Panajot Gunari.
Koka, Gjoka dhe Gunari akuzohen nga IKMT se kane kryer vepren penale te “Shperdorimit te detyres” dhe “Falsifikimit te dokumenteve”.
“Zyrtaret jane pergjegjes per miratimin ne kundershtim me ligjin, te lejes se ndertimit ne favor te firmes “Daed” sh.p.k dhe zgjatjen e afatit te kesaj leje per objektin “Kompleks multifunksional” ne zonen bregdetare, prane Kanalit te Cukes” thuhet në njoftimin për mediat të IKMT-së