Deputetja e PD-së Valentina Duka ka ngritur tonet sot në Komisionin e Medias për dy tema me rëndësi: Marrjen e përgjegjësive nga kryeministri për dhunën që u ushtrua mbi gazetarin Blendi Kasmi dhe së dyti, me rënien e shtetit prej së ashtuquajturave “Dëgjesa me popullin” që kanë sjellë braktisjen e qeverisë.
“Si anëtare e Komisionit të Arsimit dhe Medias, – tha Duka, – por edhe me një përgjegjësi shumë të madhe prej pedagogeje të Universitetit, sepse Blendi Kasmin e kam pasur student, student shumë të mirë të gazetarisë, dëshiroj të dënoj dhunën e ushtruar nga Policia jo se po tundte hekurat e Ministrisë së Brendshme, por se po kryente detyrën e tij si gazetar i një gazete shumë të rëndësishme politike me një emër jahstë mase të rëndësishëm, tribuna demokratike.
- Fidel, Tribuna Demokratike ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm qëkur doli në janar 1991, jo vetëm për rrëzimin e komunizmit ; është lexuar si Bibël në familjet e shqiptarëve.
Blendi Kasmi që kur ka përfunduar studimet ka qënë gazetar Rilindja Demokratike dhe ka 13 vjet që nuk ka qënë gazetar i zakonshëm, por ëhstë kryeredaktor i Rilindjes Demokratike. Të parët që reaguan nuk qenë as Kryeministri, as anëtarët e këtij komisioni, qenë Reporterët pa Kufi, që me anë të statusi në Tëitter të tyre i kërkuan kryeministrit të dënonte dhunën dhe të merrte përgjegjësitë e veta, ai, organet ligjvënëse në Shqipëri, për të dënuar dhunën dhe marrë përgjegjësitë: kush e ka ushtruar dhunën? E ka ushtruar Policia apo siç e dhanë mediat tuaja të tregonin se dikush nga protestuesit me dhunë. Jo, atë e ka goditur Polici, në krye të detyrës.
Por, shteti është në rënië të lirë,. Ministrat tuaj nuk janë ën qeverisje.ministrat tuaj nuk janë në Tiranë. Vendi drejtohet nga kryeqyteti. Ministrat janë ose për turizëm, ose për vizita gjysëm turistike dhe gjysëm zyrtare dhe kur janë në Tiranë shkojnë nëpër rrethe duke organizuar disa tubime tipike “Made in Albania” që i quani dëgjesa me qytetarët.
Kam hapur këto kohë manuale të tëra të sistemeve të qeverisjes, kam naviguar në internet sesi qeverisin në Kosovë, si qeveris në vendet ballkanike, në Europë. Nuk ka asnjë vend të botës që pozita të dalë të organizojë tubime me qytetarët, karakjteristika ëkto të fushatave elektorale, karakteristika të opozitës, jo të pozitës. Dëgjoni njerëz fakirë atje, gjysma e tubimeve të mbushur me njerëz nga administrata, caktoni ndonjë njeri që të bëjë ndonjë pyetje dhe mendoni se ai zgjidhni të gjitha ato halle njerëzve atje, krimin, drogën, papunësinë, nga ato tribuna vërtet të papara ndonjëhërë. Nuk e di nëse ministrave dhe kryeministrit i mbetet ndonjë orë kohë të paktën të firmosë shkresat zyratre që i duhet një zyrtari të firmosë. Sepse nuk ndodheni në zyrë. Duket që Tirana është në dorë të opozitës. Tirana bën lajm në komisione, në parlament, në rrugë.”