Moisi Habilaj, i arrestuari si pjesë e përgjimeve të çështjes Tahiri, do të merret sot në pyetje nga prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara.
Hajdarmataj, i cili është dhe kreu i grupit të hetimit për çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, udhëtoi mbrëmjen e djeshme drejt Katanias.
Gjithashtu në pyetje do të merren edhe Nezar Seiti e Maridian Sulaj.
Ky i fundit u ekstradua në Itali mes polemikave, pasi u kap nga policia shqiptare në Vlorë.
Aktualisht ai mbahet në burgun e Rebibbias, në Romë.