Google ka shtuar së fundmi opsionin “panic mode” në smartphone-t Android.
Kjo opsion do të dallojë kur një virus apo një program i maskuar si aplikacion instalohet në telefon, me qëllim që të dëmtojë pajisjen.
Opsioni “panic mode” do mundësojë kthimin e përdoruesit të smartphone-it në faqen e parë (home screen). Ai do të aktivizohet në momentin që përdoruesi do të shtypë me nxitim butonin për t’u kthyer mbrapsht (back button).
Google nuk e ka bërë publik këtë opsion, por ishte një ekspert i cili e dalloi përgjatë fundjavës në sistemin operativ Android.
Opsioni “panic mode” nuk do të shtohet automatikisht tek të gjithë përdoruesit. Ndaj për t’u siguruar që do të aktivizohet, rekomandohet përditësimi i telefonit me Android 7.1 Nougat.
Përdoruesit e smartphone-ve janë gjithnjë e më të rrezikuar përballë hackers-ave, të cilët kohët e fundit po zhvillojnë metoda tepër të sofistikuara për sulmet e tyre.