Partia Demokratike ka protetsuar sot në KOmisionin e Ekonomisë, ku ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, deklaroi: ” Nuk ka në PS, nuk ka në Rilindje njerëz të tjerë që mund të marrin përgjegjëisnë e Ministrisë së Brendshme? Sigurisht që ka, por është kryeministri që merr këta njerëz që të shpëtojë veten e tij sepse të gjitha indicet që dalin dhe në media tregojnë se edhe ai me vëllanë e tij janë të lidhur me rastin e Xibrakës. Po i pritet rruga hapjes së negociatave.
Dje me rastin e tahirit pamë sesa farsë është hetimi i prokurorisë; ju e emëruar Prokuroren e Përgjithshme, po ushtroni presion nëpërmjet Vetingut dhe Tahiri doli i lirë. Ndërkohë që 4 fakirët e Kukësit rrinë në burg, ndërkohë që Tahiri gjezdis i lirë. Shembull i gjallë është lirimi i Tahirit, i Mark Frrokut dhe 4 kuksianët rrinë në burg. Ky është degradimi i drejtësisë. Mjaftohuni t’i drejtoheni fjalës së ambasadorit amerikan që foli për presin. Kush ushtron presion e para? Opozita? Jo, mzhoranca ëhstë e interesuar.