613 kg kokainë, shoferi kërkon lirinë tek Krimet e Rënda

Armando Pezaku, shoferi i kamionit që transportoi kontenierin me 613 kilogramë kokainë nga porti i Durrësit në Maminas kërkon lirimin nga qelia. Pezaku, i dyshuar për “trafik të narkotikëve” ka depozituar një kërkesë tek Krimet e Rënda ku kërkon shfuqizimin e masës “arrest në burg”.

Kjo kërkesë penale është regjistruar në gjykatë në 28 Maj dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. Armando Pezaku qëndron në qeli nga java e parë e muajit Mars, kur u arrestua bashkë me menaxherin e “Arbi Garden”, Donaldo Lushaj.

Ai ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzën. Ndërsa Arbër Çekaj, administratori i shoqërisë që importoi kontenierin me banane dhe kokainë të fshehur në të nga Kolumbia është arrestuar në Gjermani dhe pret ekstradimin në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here