Eni Imami nuk do të jetë më pjesë e Kukësit. Pas dy sezonesh e gjysmë, mesfushori ka vendosur të largohet nga kjo skuadër.
Lajmi për largimin e Imamit nga Kukësi është bërë publik edhe nga vetë klubi verilindor përmes një postimi në faqen zyrtare. “Pas dy sezone e gjysme mbyll aventurën me FK Kukësin. I urojme suksese te mëtejshme ne karrierën e tij futbollistike”, shkruan Kukësi në rrjetin social “Facebook”.
Kujtojmë këtu, se mesfushori Eni Imami, disa ditë më parë pati një zënkë me trajnerin Pakult në stërvitje.
Futbollisti ishte i pakënaqur nga minutazhi që i kishte dhënë trajneri, çka solli edhe një debat mes tyre.