Lëvizjet e fundit/Donika Prela po tenton të ç’bllokojë 863 mijë eurot e Orest Sotës?

Nga Boldnews.al

Në Prokurorinë për Krime të Rënda po diskuhet mbi mënyrën se si mund të lirohen 863 mijë eurot e bllokuara në automjetin e Orest Sotës, ku u gjetën edhe patentat lundruese të Saimir Tahirit dhe bashkëshortes së tij.

Burime konfidenciale nga kjo Prokurori, deklarojnë për “Boldnews.al” se, në krye të “operacionit” për të çliruar paratë e Orest Sotës është vendosur vetë drejtuesja e sapo-caktuar e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Orest Sota u arrestua në fillim të nëntorit 2017, pasi iu largua me shpejtësi një post-blloku policor në Elbasan. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën në automjet një shumë e konsiderueshme parash, rreth 863 mijë euro, të shpërndara në sediljen e pasme, si edhe dokumentat lundrues të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili në atë kohë sapo i kishte shpëtuar arrestimit, falë mbështetjen me votë politike në parlament nga Partia Socialiste.

Prokuroria për Krime të Rënda, e cila kishte nisur hetimin për Tahirin, ngriti dyshime të forta se 863 mijë euro ishin të Saimir Tahirit, të cilat po mundohej t’i largonte nëpërmjet mikut të tij, Orest Sota. Ky pretendim u hodh poshtë si nga Sota, ashtu edhe nga Tahiri. Orest Sota deklaroi se ato para ishin të biznesit të tij familjar dhe do i përdorte për të kryer blerje për llogari të kompanisë private të babait të tij. Por deklarimet e Orest Sotës nuk bindën prokurorët dhe gjyqtarët e Krimeve të Rënda, të cilët vendosën arrestimin e tij dhe sekuestrimin e shumës prej 863 mijë euro.

Prej asaj kohe, kanë rrjedhur shumë ujëra dhe të gjitha, për koinçidencë, kanë shkuar në favor të Orest Sotës e Saimir Tahirit. Rreth një muaj pas arrestimit të djaloshit biznesmen, Prokuroria e Përgjithshme ndryshon titullar. Në 18 dhjetor 2017, Parlamenti, vetëm me votat e maxhorancës, cakton Arta Markun në detyrën e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme. Caktimi i saj, nëpërmjet një procedurë shumë të dyshimtë, u kontestua fuqishëm nga opozita. Grupimet politike PD-LSI shihnin tek caktimi anti-ligjor i Arta Markut tentativën e kryeministrit Edi Rama për të sfumuar dhe mbyllur çështjen “Tahiri.

E, në fakt, dyshimet e opozitës u vërtetuan shumë shpejt. Pas marrjes së detyrës nga Arta Marku, Orest Sota lirohet nga paraburgimi nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, pa asnjë lloj rezistence nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda. Mesa duket, pakti kishte nisur të zbatohej.

Por lirimi i Sotës nuk u shoqërua me zhbllokimin e parave. Mesa duket, për këtë po mendon drejtuesja e re e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, e caktuar nga Arta Marku në atë pozicion në shkelje flagrante të ligjit.

Burimet konfidenciale të “Boldnews.al” shkojnë edhe më tej në informacionin e tyre, duke u deklaruar të bindur se kanë dijeni edhe se cili person po ndërhyn tek drejtuesja Prela për lirimin e 863 mijë eurove të Orest Sotës, por që për prokurorët e çështjes “Tahiri”, në fakt, janë të vetë ish-ministrit të Brendshëm.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *