Një djalë i vogël i cili u rrëzua nga dritarja e shtëpisë së tij në katin e gjashtë është shpëtuar nga një grup kalimatrësh në lindje të Kinës.
Tre vjeçari ra fillimisht në katin e tretë përpara se të binte mbi një tende dielli në një dyqan dhe më pas u prit nga kalimtarët me çarçaf.
Menaxheri i dyqanit theu krahun ndërsa shpëtoi djalin.
Fëmija u dërgua në spital pasi theu këmbën gjatë rënies.
Zhurma kur djali ra nga ballkoni i shtëpisë u dëgjua nga kalimtarët.
Ata shkuan për të kontrolluar se çfarë po ndodhte kur panë djalin që po mbahej në skajin e një ballkoni në katin e tretë.
Menjëherë ata morën një çarçaf dhe u pozicionuan në vendin ku 3-vjeçari mund të binte.
Kur djalit iu shkëputën duart nga ballkoni së bashku me tendën e dyqanit u rrëzua në çarçaf.
Ai u raportua se theu këmbën e djathtë.
Policia tha se ishte tezja e djalit që po kujdesej për të kur u ngjit në dritare.