Liam Gallagher njoftoi se ishte bashkuar me vajzën e tij Molly Moorish për herë të parë pas 19 vitesh.
Ai e bëri lajmërimin me anë të një postimi në Instagram më parë këtë javë.
Dhe raportohet se këngëtari u emocionua kur u takua me 21-vjeçaren shpërtheu në lot.
Rokeri i kishte thënë se ndihej shumë krenar për të gjatë përqafimit të ribashkimit.
“Ai i tha se ishte shumë krenar për të. Pas disa orësh nga takimi, Liam u emocionua dhe filloi të qante, po ashtu edhe Mollie,”-tha një burim për The Mirror.
Liam njoftoi lajmin e gëzuar me një fotografi bardh e zi në krah të së bijës, e cila kishte lindur gjatë një marrëdhënie dyvjeçare me Lisa Moorish.
Në foto shihen dhe dy djemtë e Liamit, Lennon, 18 vjeç dhe Gene, 16 vjeç, nga martesat e tij me Patsy Kensit dhe Nicole Appleton.