Protestuesit e thirrur nga opozita kanë shkuar drejt ministrisë së Brendshme pas mbylljes së fjalimit të kreut të PD-së para Kryeministrisë.
Protestuesit kanë shembur rrethimin e vendosur pasi po bëhen punime në këtë zonë, teksa kanë hedhur edhe sende të forta në drejtim të godinës së Ministrisë.
Mësohet se punonjës të policisë kanë konfirmuar se ministri Xhafaj është larguar nga zyra e tij.