Dita e djeshme ka qenë ndër më të veçantat në familjen Hoxha, pasi Ansi i vogël ka festuar 2-vjetorin e lindjes.
E për këtë ditë kaq të rëndësishme këngëtari shumë i dashur për publikun Sinan Hoxhës, së bashku me bashkëshorten e tij simpatike, Andrrën dhe Ansin kanë realizuar një fotosesion mjaft të bukur.
Pranë oxhakut dhe me kostume popullore, familja shfaqet mahnitëse në pjesën e parë. Ndërsa në fotot e dyta portreti familjar bëhet edhe më i ëmbël.
Këngëtari Sinan Hoxha ka prekur me postimin për të birin. “E kam të pamundur t’i kërkoj Zotit më shumë se ç’kam sot! E veçanërisht në këtë ditë, mora bekimin me të ëmbël me ardhjen tënde në jetë, 2 vite më parë biri im… Gëzuar ditëlindjen! Je arsyeja pse frymoj…
Ndërsa Andrra Destani ka shkruar: “S’do mundesha kurre te isha mjaftueshem falenderuese per Ty, qe diteve te mia i dhe arsye e jetes sime tjeter kuptim. Urime ditelindjen, thesar i zemres sime! Qielli ka yjet,ndersa une te kam Ty…❤ Gezuar ditelindjen shpirti mamit!”.