Partia Demokratike ka publikuar një tjetër foto të kryeredaktorit të gazetës Rilindja Demokratike teksa është goditur në kokë.
“Policia godet në krye të detyrës kryeredaktorin e gazetës RD Bledi Kasmi duke raportuar për protestën”, deklaron zyrtarisht PD, teksa Kasmi shihet me kokën ulur, ndërsa një efektiv polici pas gardhit prej teli mban lart shkopin e gomës. Ai është futur në ambulancë ku është mjekuar nga stafi i urgjencës.