Një lokal në Shëngjin është djegur gjatë natës. Sipas informacioneve paraprake të policisë lokali është në pronësi të shtetasit me iniciale G.Ç.
Lokali ndodhet në zonën e Kunë-Shëngjin. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje pronarin e lokalit.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Policia po punon për identifikimin e personave që i kanë vënë zjarrin lokalit.
Njoftimi i policisë
Më datë 26.05.2018, rreth orës 04:30 është marrë njoftim se në Kune – Shengjin në Lezhë, ka rënë zjarr në një lokal veror me konstrukt druri , në pronesi të shtetasit G.Ç.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.