Është shënuar incidenti i parë nga protesta e opozitës përballë Kryeministrisë, ku është kërkuar largimi i Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Menjëherë pasi kreu i PD Lulzim Basha mbaoi fjalimin e tij dhe thirri protestuesit drejt një marshimi deri në sheshin “Nënë Tereza”, një grup protestuesit përpara Kryeministrisë janë përplasur me kordonin e policisë.
Qytetarët të revoltuar kanë hedhur tymuese dhe kanë tentuar të kalojnë për tek Kryeministria.
Por forcat e shumta të policisë kanë mbëjtur nën kontroll situatën, edhe pse protesuesit nuk e kanë fshehur indinjatën e tyre.