Këngëtarja me zërin e fuqishëm, Era Rusi është shumë e rezervuar për jetën e saj private. Këtë herë ajo ka vendosur të na prezantojë me një prej njerëzve më të dashur për të.
Këngëtarja ka vendosur që më në fund të na prezantojë me mamanë e saj. Deri më sot, daljet e tyre publike së bashku kanë qenë të rralla, por ndoshta ka mjaftuar ditëlindja e mamasë së Erës, që kjo e fundit të ndajë me të gjithë ndjekësit virtual një foto të të dyjave.
Mes puthjesh dhe përqafimesh, këngëtarja ka publikuar në “Instagram” video me nënën e saj, me të cilën ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme. Sigurisht, që ka pasur më shumë se kaq, këngëtarja ka bërë dhe një dedikim të ndjerë për të ëmën.
Era ka shkruar në të: “Mamaja më e mirë në botë”!Dhe sic shiohet nga fotot bukurinë këngëtarja e ka marrë nga e ëma.