Drejtori i Milanit, Marco Fassone ka qetësuar tifozët e Milanit duke deklaruar se Milani do të ketë mundësinë të bëjë merkato.
Ai këmbëngul se klubi do të mund të transferojë 2 ose 3 lojtarë të rinj, duke “injoruar” kështu paralajmërimin e UEFA-s për Fair Play Financiar të Milanit.
Edhe pse Milan ka tentuar të zgjidhë problemin për Fair Play Financiar UEFA ka refuzuar zyrtarisht marrëveshjen, kështu që në qershor do të ketë një seancë shqyrtimi për klubin e Milanit.
“Pavarësisht shqetësimit për përjashtimin nga Europa League, skuadra do të përfoprcohet me blerje të reja. Do të vijnë 2 ose 3 lojtarë. Çështjen e çmimit dhe shpenzimeve në merkato do ti vlerësojmë më vonë, por ky problem nuk do të ndikojë”, deklaroi Fassone .