David Beckham nuk luan më për Manchester United që nga viti 2003, por duket se nuk e ka harruar rivalitetin dhe inatin karshi Liverpool. Ish-kapiteni i Anglisë ka kërkuar nga ish-shoku i tij te Real Madrid, trajneri aktual i “Los Blancos”, Zinedine Zidane, që të mposhtë Liverpool në finalen e Champions League në Kiev.
Beckham kaloi nga Manchester te Real në vitin 2003 për 30 milionë euro.
Ish-futbollisti, gjatë një emisioni televiziv tha: “I uroj Realit, Zizusë, presidentit dhe futbollistëve të tyre fat për finalen e Champions League dhe ju lutem fitoni ndaj Liverpool, ju lutem shumë!”
Beckham e ka fituar Champions League në sezonin 1998/99 si pjesë e Manchester United.