Ariana Grande ka folur për herë të parë për marrëdhënien e saj ‘toksike’ me ish-të dashurin Mac Miller.
Këngëtarja iu është përgjigjur komenteve të një përdoruesi të Twitter, i cili tha se ajo që i ndodhi Miller pas ndarjes me Arianën ishte gjëja më ‘zemërthyese’.
Ai iu referua arrestimit të këngëtarit javën e kaluar për ngarje të makinës në gjendje të dehur pasi bëri aksident në LA.
Grande tha se asaj nuk duhet ti vijë turp për ‘paaftësinë e një mashkulli për të mbajtur një lidhje.”
Përgjigja e saj ndaj përdoruesit të Twitter ishte: “Sa absurde që ju minimizoni respektin dhe vetëvlerësimin e femrave duke thënë se dikush duhet të qëndrojë në një marrëdhënie toksike, vetëm sepse ai shkruajti një album për të, gjë që nuk është rasti (vetëm Hirushja është për mua).
Nuk jam dado apo nënë, dhe asnjë grua nuk duhet ta ndjejë se ato duhe të jetë të tilla. Unë jam kujdesur për të dhe u përpoqa të mbështes seriozitetin e tij dhe u luta për të për vite (dhe do ta bëj gjithmonë natyrisht), por të fajësosh një grua për paaftësinë e një burri për të mbajtur lidhjen është një problem shumë i madh.
Të lutem, mos e bëj këtë. Natyrisht që unë nuk e kam treguar sa e vështirë apo e frikshme ishte kur po ndodhte, por ja që ishte. Unë do të vazhdoj të lutem nga thellësia e zemrës sime që ai të kuptojë gjithçka dhe se çdo grua tjetër në këtë pozitë do të bënte të njëjtën gjë.”
Kjo ëshët hera e parë që Grande ka folur për problemet që kanë ndodhur gjatë marrëdhënies së saj dyvjeçare me Millerin.
Çifti u takua gjatë xhirimeve për duetin e tyre The Way në vitin 2013 dhe marrëdhënia e tyre u bë zyrtare një vit më vonë.
Ata gjithashtu performuan së bashku në One Love Manchester dhe reperi u tërhoq nga turneu i tij pas sulmit për ta mbështetur atë.
Më vonë përdoruesi i Twitter i kërkoi falje këngëtares për komentin e tij duke i thënë se i vinte vërtet keq.