Turpi i Notis Sfakanakis në “Pallatin e Kongreseve”, ndërsa këngëtarët shqiptarë performojnë në lokale

Nga Enkel Xhangoli

Ditët e fundit në rrjetet sociale ka pasur polemika të ndryshme në lidhje me ardhjen e këngëtarit grek Notis Sfakanakis, i cili do të mbajë koncertin e tij sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Pjesë e këtyre polemikave nuk kanë qenë vetëm qytetarët të cilët unë do ti quaja nacionalistë, por dhe artistë e këngëtarë të ndryshëm duke përmendur këtu Flori Mumajesi apo Elton Dedën të cilët kanë një “jetë” në skenën shqiptare.

Personalisht nuk jam kundër ardhjes së këngëtarëve të huaj të cilët promovojnë apo për formojnë për publikun shqiptarë këngë e tyre. Sikundër mund të them, se unë nuk i kushtojë rëndësi deklaratave që janë publikuar në media, ku thuhen se Notis Sfakanakis është pjesë e “Agimit të Artë” në Greqi parti kjo e cila ka hedhur akuza të rënda ndaj shqiptarëve dhe  se një nga akuzuesit apo sulmuesit është edhe këngëtari.

Nuk u kushtojë rëndësi sepse mendojë se politika dhe arti janë dy sfera të veçanta të cilat nuk do mund të përputhen kurrë pa ushtruar “presion”. Besoj se një këngëtar nuk e shikon botën e tij shumë ngjyrëshe përmes politikës apo deklaratave raciste, por përmes mbështetjes së publikut duartrokitjeve dhe brohoritjeve të tij. Mendoj se mbështetja e publikut për një këngëtar është benefiti më mirë që mund të marr nga pasioni i tij në krahasim me politikën që në boshtin e saj ka vetëm interesa të caktuara shoqërore, ekonomike etj.

Dua të theksoj se unë jam kundër ardhjes së këngëtarëve të tillë, jo por shkak të deklaratave por për shkak se vendi ynë akoma kufizon këngëtarët të mëdhenj shqiptarë. Përse këto para që do të jepen Notis Sfakanakis të mos i jepen Aleksandër Gjokës, Elton Dedës, Redon Makashit, Rovena Dilos, Aurela Gaçes e shumë këngëtarë të tjerë të cilët shpëtuan nga kurthi i teknologjisë dhe aplikacioneve për përpunimin e zërit?! Këta janë artistë të cilët kanë lënë gjurmë në artin shqiptarë dhe kanë bërë revolucion muzikën tonë. Një këngëtari shqiptar i nxjerr mijëra probleme për një koncert të “Pallati i Kongreseve”, ndërsa Notis Sfakanakis i gjen “sarajet” gati.

Më duket paradoksale që artistët shqiptarë të duartrokasin Sfakanakis nga publiku, kur mund të ishin vetë në skenë, sigurisht që mbështetje dhe bashkëpunim me këngëtareve qofshin dhe të huaj duhet të ekzistojë, pasi siç thashë dhe më sipër arti është “një” kudo në botë, nuk ka diferencime politike apo shoqërore dhe personat që bëjnë artë janë persona me aftësi të veçanta.

Personalisht jam kundër ardhje së tij, ndërkohë që artistët shqiptarë të përforcojnë nëpër lokale apo vende të tjera që shpesh herë nuk janë të denja për ta.

Për këto arsye unë nuk do e duartrokasë Notis Sfakanakis

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *