Kryetari i Partisë Demokratike në fjalën e tij në Kuvend është shprehur se maxhoranca nuk respekton rregulloren. Basha tha se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendashëm Fatmir Xhafaj janë hartues të skenarit të krimit në Shqipëri.
Sipas tij, edhe pse ka prova të mjaftueshme që implikojnë Agron Xhafajn në trafikun e lëndëve narkotike, ai ende mbrohet nga qeveria. Ndërkohë, deputetët e PD kanë shkuar tek foltorja e Kuvendit, duke hapur një pankartë ku shkruhej
“Shqipëria si gjithë Europa. Jo qeveri e krimit dhe e drogës”. Në këto kushte kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka kërkuar ndërprerjen e seancës për 10 minuta.