Nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme.
Janë plot 176 nxënës që përfitojnë bursa nga të cilët 107 nuk i kanë marrë, ndërsa pjesa tjetër që ushqehet në konvikt i ka automatikisht të kompesuara.
“Ne do të vijojmë të bojkotojmë mësimin deri në zgjidhje të problematikës. Ky nuk është viti i parë që ndodh kjo problematikë. Nuk i dimë arsyet, por pa marrë paratë ne nuk hyjmë në mësim,” ankohet një prej nxënësve.