Një i paraburgosur është arratisur nga ambientet e Gjykatës së Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, teksa personi ndodhej në gjykatë për vlerësim mase.
Mësohet se i arratisuri është Mikel Kasa, i cili u largua me vrap sapo dëgjoi vendimin e gjykatës.
Për Kasën është dhënë vendimi me 5 vjet burg, por dënimi i ul me 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë.