Zbuloni se ç’ndodhi me lulet e dasmës mbretërore të Harry-t me Meghan

Një ndër gjestet më të vlerësuara dhe që preku zemrat e anglezëve nga dasma mbretërore e Harryt dhe Maghan, ishte transformimi i luleve dekorative të altarit të kishës në buqeta për të moshuarit e azilit. Lulet dekorative të dasmës janë transformuar në buqeta speciale për zonjat e strehimores së Shën Jozefit, në Londër, sipas dëshirës së çiftit.

Njoftimi për këtë dhurim të veçantë ka ardhur faqja e facebook-ut të azilit. “Sot kemi marrë një dhuratë speciale, buqeta fantastike me lule të realizuara me lulet e dasmës mbretërore u janë dhuruar zonjave tona. Një falënderim i madh për Harry dhe Meghan, si dhe për specialisten e luleve Philippa Craddock. Shtëpia jonë vjen erë parfum, është e mrekullueshme. Sa gjest i bukur!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *