Quajnë vajzën “Blu”, thirren në prokurori

Prindërit e një vajze një vjeç e gjysëm, kanë quajtur të bijën “Blu” dhe për këtë janë thirrur në prokurorinë e Milanos për të korigjuar çertifikatën e lindjes, shkruan tgcom.

Në rast mosparaqitjeje, do të jetë gjykatësi ai që do të vendosë emrin e vogëlushes, referuar ligjit italian sipas të cilit “emri i fëmijës duhet të korespondojë me gjininë e tij”.

Në letrën e thirrjes nga gjykata shkruhet: Duke marrë parasysh që bëhet fjalë për një emër modern, lidhur me termin anglez Blu dhe nuk mund t’i përshtatet një personi të seksit femëror, çertifikata e lindjes duhet korigjuar, duke i vënë një tjetër emër të gjinisë femërore, i cili mund të zgjidhet nga prindërit gjatë seancës gjyqësore.”

Babai i vogëlushes, Luca rrëfen:”Nëse të enjten nuk do të kemi një emër, atëherë do të jetë gjykatësi ai që do t’ia vërë emrin vajzës sonë.

Kur i vumë emrin vajzës, na lajmëruan që ekzistonte mundësia të dilte një problem i tillë, por çdo vit, sipas të dhënave të Istat (Instituti i Statistikave Italiane), ka afërsisht 7 vajza me këtë emër.

Nuk e prisnim që do të na duhej t’i ndërronim emrin vajzës pas një viti e gjysëm, kur tanimë edhe vajza e di që quhet Blu dhe kjo është e shkruar kudo.”

Çifti do të përpiqet të bindë gjykatësit, me statistika në duar, që emri përdoret gjerësisht tek femrat.

Sipas të dhënave, në Itali në 2016n kishte 6 vajza me emrin Blu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *