I kërkoi shefit rrogën, adoleshentja vritet e pritet në copa

Një vajzë 16-vjeçare, e cila punonte si shërbëtore në Indi është therur nga shefi i saj. Akti i tmerrshëm ndodhi pasi adoleshentja i kërkoi punëmarrësit ta paguante për punën e saj.

Soni Kumari ishte punësuar nëpërmjet një “agjencie shërbyesesh” në Nju Delhi për më shumë se një vit dhe paga e saj mujore iu ishte marrë nga personi që drejtonte agjensinë.

Kur ajo i kërkoi shefit që ti jepte paratë që i detyrohej, Manjeet Singh Karketa, e mbyti dhe e preu trupin e saj në copa.

Policia lokale tha se 30-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorë të tij drejtonin agjensinë që punësonte vajza adoleshente dhe gra të reja nga familje të varfra në zonat rurale për të punuar si shërbëore në shtëpitë në Nju Delhi.

Karketa dhe bashkëpunëtorët e tij i kishin ofruar punë Kumarit tre vite më parë kur ajo qëndronte në fshatin e tij Jharkhand.

Kumari ishte paguar 65.60 paund në muaj nga familja ku punonte, por të gjitha paratë ishin dorëzuar në agjencinë Karketa. Në fillim të muajit ajo kërkoi që ti jepej paga pasi donte të largohej nga Nju Delhi dhe të kthehej në shtëpi.

Karketa i kishte kërkuar 16-vjeçares që të shkonte në shtëpinë e tij për të diskutuar çështjen, por kur ajo nuk pranoi të tërhiqej nga vendimi, ai e mbyti.

Së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij, ai e preu trupin e saj në tri pjesë dhe i hodhi në një pusetë.

Mbetjet e adoleshentes u gjetën lundrues në kanalin e drenazhimit të nesërmen, më 4 maj. Policia gjeti prova për lidhjen e viktimës me Karketën pas një dëshmie të një fqinji.

Gjatë marrjes në pyetje ai rrëfeu krimin, raporton Daily Mail.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *