Dyshohet si anëtar i ISIS, arrestohet shqiptari në Kakavijë

Policia greke ka arrestuar pasditen e djeshme në pikën kufitare të Kakavijës shtetasin Leonardo Rustemi.

Sipas policisë greke, shtetasi nga Berati kishte jetuar për disa kohë në Lindjen e Mesme dhe Turqi dhe figuronte në listën personave të dyshuar si anëtarë të organizatës terroriste ISIS.

Rustemi u arrestua teksa po udhëtonte me autobusin e linjës Berat-Athinë, duke patur si destinacion Pireun.

Ai kishte kaluar normalisht në doganën shqiptare, por është arrestuar në doganën greke pas verifikimeve dhe kontrollit të dokumenteve nga policia greke.

Leonardo Rustemi do dërgohet në gjykatën e Janinës, e cila do të vendosë nëse do të gjykohet në Greqi apo do të ekstradohet në ndonjë vend tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *