Një tjetër përgjim do të dalë për Fatmir Xhafajn.
Këtë gjë e ka bërë publike, ish-ministri i Brendshëm dhe deputet i PD-së, Flamur Noka në debatet e zhvilluara në Komisionin e Ekonomisë.
‘Jemi para një audio-përgjimi. Do të dalë një tjetër material që do të vërtetojë katërcipërisht se kur ministri i Brendshëm ka qenë në detyrë, vëllai i tij ka qenë në krye të trafikut të drogës.
Kjo do të vërtetojë Agron Xhafaj iku me nxitim në Itali’, tha mes të tjerash Flamur Noka.