Kompania “Bolv Oil” merr naftë bruto nga depozitat e Albpetrol, ku e çon?!

Në Shqipëri thuajse të gjithë kanë ankesa për naftën, e me gjasë të gjithë do ishin kuriozë për të ditur se ku furnizohen karburantet në vend.

Disa video ekskluzive të sigurara nga Tpz.al, zbulojnë mënyrën e furnizmit me naftë, të një prej kompanive më të mëdha në Shqipëri, “Bolv Oil”. Banorët e zonës naftë mbajtëse Patos-Marinzë për disa ditë me radhë janë ankuar, se dhjetëra autobotë të kompanisë “Bolv Oil” mbushen te depozitat e naftës së Albpetrol. Sipas tyre, këta autobotë pasi mbushen me naftë të saponxjerrë nga nëntoka transportohen në Shqipëri.

Pas këtij denoncimi, gazetarët shkoi në këtë vendburim, në afërsi të fshatit Zharrëz në Patos, ku kompania shtetërore Albpetrol ka disa depozita. Buzë rrugës nacionale Fier – Berat, pikërisht në zonën që pretendonin banorët, kishte dhjetëra autobotë me logon e “Bolv Oil”.

Ato furnizoheshin në depozitat e naftës dhe pasi peshoheshin, shpërndaheshin në Shqipëri. Nëpërmjet videove u faktua pikërisht denoncimi i banorëve, ndërsa tashmë i takon autoriteteve shtetërore që të verifikojnë nëse kjo naftë tregtohet në Shqipëri apo del jashtë saj për tu përpunuar.

Aktualisht, në Shqipëri ka vetëm disa rafineri private, ndërsa rafineria më e madhe, ARMO në Ballsh, prej disa muajsh nuk është vënë në punë, si pasojë e borxheve të mëdha.

Megjithatë, ajo çka duhet të verifikojnë autoritetet shtetërore është edhe cilësia e naftës në karburantet e shumtë të kompanisë “Bolv Oil”. Kjo i takon Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), që të analizojë naftën dhe të sqarojë opinionin publik për cilësinë. Disa kompani nafte janë vënë shpesh nën akuzë për faktin e përzierjes që i bëhet produktit qe vjen nga importi, me naftën që prodhohet ne vend apo me lloje të tjerë holluesish, duke rritur artificialisht sasinë.

Edhe pse ka kompani përpunuese të naftës në Shqipëri, sërish nuk arrihet standardi i kërkuar nga Bashkimi Europian. Deri më sot, Albpetrol e ka shitur naftën për eksport, në mënyrë që të përpunohet jashtë Shqipërisë. Ekspertët thonë se nafta shqiptare kurrsesi nuk mund të përdoret për tregun e brendshëm, pasi përmban nivel të lartë squfuri.

Ndërkohë kompanitë e tjera që operojnë me tregtimin e naftës në Shqipëri, si Kastrati apo ELDA, importojnë naftën nga jashtë. Nafta e importuar është e një cilësie më të mirë, pasi është rafinuar në kompani të mëdha të përpunimit të naftës.

Çdo ditë në rrugët e Shqipërisë lëvizin rreth 536 mijë mjete të transportit rrugor, ku 80% e tyre përdorin naftën për të qarkulluar. Mesatarisht, 2.2 milionë tonë naftë dhe nënprodukte të saj “digjen” çdo vit në rrugët e vendit. Pyetja që lind, nëse kjo naftë është hedhur në treg, atëherë kush mban përgjegjësi? Kompania shtetërore Albpetrol apo kompania private “Bolv Oil”?

Reagon Albpetrol, sqaron furnizimin e “Bolv Oil” por mbetet enigmë se ku përfundon kjo naftë bruto.

Zëdhënësi i Albpetrol, Ened Janina, reagoi për lajmin e publikuar në Tpz.al se kompania “Bolv Oil” furnizohet me naftë bruto duke ngritur dyshime se kjo mund të rihidhet në treg. Janina u shpreh se Albpetrol sh.a shet naftën bruto sipas kontratës që ka lidhur me fituesin e ankandit, kompaninë “Izvori 99”.

Në reagimin e zëdhënësit Ened Janina thuhet:

Kjo kompani tërheq naftën bruto sipas grafikut të paracaktuar në pikat e miratuara të shitjes, të cilat fuksionojnë edhe si magazina doganore. Ndër mjetet që tërheq naftën bruto kompania “Izvori 99″ janë edhe autobotet e kompanisë Bolv oil. Shitja e naftës nga Albpetrol sh.a kryhet konform kontratës dhe ligjeve të shtetit shqiptar.”

Por Albpetrol, nuk sqaroi se ku shkon kjo naftë bruto, a hidhet për konsum në tregun shqiptar apo del jashtë për tu përpunuar.

Cili është destinacioni final i naftës së përpunuar,pra, a qarkullon në pikat e karburantit, naftë bruto?

JOQ.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *