Gjykata e Beratit ka rrëzuar kërkesën e LSI-së për vazhdimin e hetimeve nga prokuroria ndaj kryeministrit Edi Rama.
Pasi prokuroria mbylli hetimet, gjykata e Tiranës kishte shpallur moskompetencën pasi deklaratat e Edi Ramës ishin bërë në një vend tjetër.
Rama bëri thirrje që policët të bënin fushatë për PS-në dhe të mblidhnin sa më shumë vota, thirrje që janë antikushetutese për shkak se Policia e Shtetit është e depolitizua.
Për këtë arsye, LSI vendosi të bëjë padinë në Gjykatën e Beratit.
Kjo gjykatë sot ka rrëzuar kërkesën e LSI-së, duke e shpallur Edi Ramën të pafajshëm.
Pas këtij vendimi ka reaguar Ylli Manjani.
‘Drejtësia kokëulur para kryeministrit. Ky kryeministër përbën rrezik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri’, është shprehur Manjani pas vendimit të gjykatës.