Gazetari Artur Çani, gjatë emisionit investigativ “Ajsberg”, i lëshoi një sfidë kryeministrit Edi Rama.
Rama tha së fundmi se, ka marrë një përgjigje nga një agjenci e huaj dhe se zëri që shfaqet në përgjimet e publikuara nga PD, nuk është i Agrnon Xhafajt.
Duke u ndaluar te deklarata e kreut të qeverisë, gazetari Çani, tha se është konsultuar me ekspertë të fushës, dhe sipas tyre, për të bërë një provë të autenticitet të zërit, në kësi rastesh duhet siguruar zëri origjinal. Pas këtij shpjegimi, ai lëshoi një apel për Ramën: Na trego ku e gjete zërin e Agrin Xhafës, ose mos fol më për këtë çështje.
Edhe gjatë një interviste dhënë sot, pyetjes se ku e gjeti zërin e Agron Xhafajt për ekspertizën në kompaninë e huaj, Rama i bëri bisht duke thënë: “Është e kotë që unë të jap detaje, sepse është fjala e një pale”.
Emisioni “Ajsberg” i gazetarit Artur Çani ka sjellë sonte detaje të reja mbi investigimin për vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.