Një 19-vjeçare nga Përmeti ka denoncuar një 27-vjeçar në polici, pasi e përndiqte, kërcënonte dhe kryente gjeste të tjera, çka ishin kthyer në një makth për të renë. Duke dashur të shmangë precipitimin e situatës pasi ndihej i rrezikuar, vajza i është drejtuar Policisë.
Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga 27-vjeçarin E.Kalemi.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Kalemi, 27 vjeç, banues në Këlcyrë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të përsëritur, ka ndjekur, fyer dhe kërcënuar nëpërmjet gjesteve fizike e verbale, si dhe nëpërmjet thirrjeve telefonike, shtetasen R.K., 19 vjeçe, banuese në Këlcyrë, për të cilin kjo shtetase ka bërë kallëzim.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Ndërhyrje të padrejta në jetën private’, Neni 121/a i Kodit Penal”, thuhej në njoftimin e policisë.