VIDEO/ Tragjedinë ajrore, filmohet shpërthimi i avionit

Në Kubë janë shpallur dy ditë zie pas tragjedisë së djeshme ajrore. Nga rrëzimi i avionit Boeing 737 pranë aeroportit kryesor të Havanës, humbën jetën më shumë se 100 persona

Tre persona kanë arritur të nxirren të gjalla nga rrënojat e avionit, por gjëndja e tyre shëndetësore është kritike.

Avioni i cili ishte 40 vjeçar po mbante 104 pasagjerë në bord dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit.

Autoritetet kubaneze kanë nisur hetimet, ndërsa një video e publikuar në rrjetet sociale dhe në youtube tregon momentin e shpërthimit në flakë të avionit.

Boeing 737-201 u rrëzua mesditën e së premtes (me orën lokale) në një fushë pak pasi u ngrit nga aeroporti.

Të 6 pjesëtarët e ekuipazhit ishin meksikanë,ndërsa pjesa më e madhe e pasagjerëve ishin kubanezë. Pesë shtetas të huaj raportohen të kenë qenë mes pasagjerëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *