Një i ri është gjetur i pajetë ditën e sotme pranë Monumentit të Pavarësisë në Vlorë.
“Rreth orës 10:54, në lagjen “28 Nëntori”, është kostatuar i shtrirë në tokë, pa shenja jete, shtetasi A.I., 26 vjeç.
Nga kqyrja paraprake dyshohet se shtetasi ka kryer vetvrasje pasi është konstatuar se ka prerë damarët.
Në vendngjarje është gjetur dhe një mjet prerës (thikë).
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.