Lamtumirë Juventus dhe, në të njëjtën kohë, Kombëtare! Gianluigi Buffon i ka thënë botës se sezonin e ardhshëm do ta ndryshojë aktivitetin e tij, edhe pse nuk është thënë se në çfarë mënyre; qoftë me, ose pa futbollin, si pikë reference.
Portieri i Juventusit do të zgjedhë nëse është për të vazhduar karrierën e tij vezulluese në ndonjë post drejtuesi, apo do të vijojë të luajë ende futboll, në ndonjë klub tjetër.
Një histori, që ka shumë ngjashmëri me atë të vitit të kaluar me Francesco Totti.
Ndoshta për këtë arsye, Totti ka ndjerë nevojën për të shkruar një letër për Buffon, i shtyrë nga dëshira për t’i kujtuar të gjitha ndjenjat, që e pushtuan një vit më parë, si këtë javë.
Këtu janë fjalët e raportuara nga “La Gazzetta dello Sport”:
“Gjithmonë e kam gjetur veten në role të kundërta: unë nuk mund të largohesha nga fanella ime. Besoj se njëjta gjë vlen edhe për ty, që gjithmonë u përpoqe të përcillje racionalitet. Për mua ishte e vështirë, nganjëherë tronditëse, për ta mbyllur “rrethin”.
Dhe tani, që e keni shpallur lamtumirë tuaj nga Juventusi, Gigi i dashur, unë ndjehem përsëri i pushtuar nga ndjenjat e 12 muajve më parë. Nuk mund t’u them se çfarë do të ndjeni nesër, në stadiumin tuaj. Unë nuk e di edhe se çfarë do të lëvizë në kokën tuaj në orët e ardhshme, kur të vendosni nëse do të vazhdoni, apo të ndaleni.
Gjithkush i proceson gjërat në mënyrën e vet. Por, jam i sigurtë se këto ditë do t’u ndodhë që ta kthesh prapa kasetën e karrierës suaj. Dhe është mirë të mendojmë se në filmat tanë përkatës, ne të dy morëm pjesë. Ne kaluam me njëri-tjetrin si fëmijë, gradualisht u bëmë kapitenë dhe burra.
Kemi mbrojtur të njëjtën fanellë, atë të kaltërt. Dhe kemi luftuar për lëkura të ndryshme, respektivisht: verdhekuqe dhe bardhezi. Unë luftoj të rikthehem pas me porosi, por vorbulla që del jashtë është me të vërtetë e madhe: shoh netët e Botërorëve, Kupa në qiellin e Berlinit, përqafimet tona, golat që të kam bërë, pritjet që më ke bërë, ndonjë edhe mund ta kurseje.
Dhe të them faleminderit, sepse kundërshtari dhe shoqëruesi ke qenë ti.
P.s. Nëse ke nevojë për ndonjë këshillë në ditët e ardhshme, më bëj një telefonatë. Për ty, do të jem gjithmonë!