Një grabitje ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Komuna e Parisit.
Persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e supermaketit dhe kanë grabitur kasafortën me paratë e xhiros.
Përveç kasafortës, grabitësit kanë marrë edhe mallra të ndryshme.
“Më datë 18.05.2018, tek kryqëzimi i rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Prokop Mima”, 3 persona ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamat e një supermarketi, ku kanë marrë kasafortën, sende të ndryshme dhe janë larguar me një mjet. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve”- thuhet në njoftimin e policisë.