Rama vjen i zverdhur nga Samiti Sofjes, negociatat shumë larg…

Kryeministri Edi Rama është treguar i paduruar që të dalë në konferencë për mediat sapo ka zbritur në Rinas. Rama është shprehur se ishte në Samitin e Sofjes edhe pse në këtë takim nuk është diskutuar për Shqipërinë apo Ballkanin.

Gjatë këtij samiti, më i ashpri nga të gjithë ishte presidenti i Francës i cili tha se nuk duhet bërë asnjë hap më tej nga BE. Por Rama duket se mendon ndryshe dhe para gazetarëve u shpreh se ‘është shpresë shumë që në fund të qershorit Shqipëria të marrë një lajm pozitiv, por se si do ta arrijmë këtë gjë nuk e dimë’.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Patëm dy raste në drekën që pasoi, rasti i parë ën drekën formale dhe rasti i dytë në atë që pjesën e luanit në drekën e liderëve e mori kjo temë-është e qartë dhe nuk është sekret që ta shkonim në Sofje për ta mësuar-jemi në një fazë kur axhendat nuk përkojnë plotësisht, përkojnë pak, axhenda jonë e objektivat tona të mëtejshme të integrimit me axhendën e BE të reformimit që është në një situatë kaotike dhe ka qasje shumë të ndryshme dhe paqartësi dhe si do të shkohet.

Unë dëshiroj të them se ishte një mundësi e mirë që ne e shfrytëzuam maksimalisht dhe mbetem optimist se në fund të qershorit ne do të kemi një rezultat pozitiv. Se si do të artikulohet dhe si do të jetë rrugës nuk mund ta them, por përpjekja jonë është fokusuar tek kapërcimi i këtij momenti dhe të mos rrimë aty ku jemi, pra të marrim një dritë jeshile dhe të shohim si do të përcaktohet rruga pas kësaj drite jeshile. Se pas çdo drite jeshile ka pasur gjithmonë formula inovative për të thënë një fjalë të butë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *