Platini rrëfehet pas 20 vitesh: Ja si e trukuam Botërorin ’98

 

Në një rrëfim që vjen pas 20 vitesh nga Kupa e Botës 1998, Michel Platini pranon se ajo ishte e trukuar në mënyrë që Franca dhe Brazili të mos ndesheshin me njëra-tjetrën në asnjë fazë përveç se në finale.

Në atë kohë kryetar i komitetit organizativ të Boterorit, Platini thotë sot se ka ndërhyrë në short për të siguruar që vendi i tij të shmangte kampionët në fuqi.

Sipas mediave të huaja, në një intervistë radiofonike, Platini pranoi: “Kur organizuam kalendarin bëmë një truk të vogël”.

Sipas rregullores së FIFA-s, vendi organizator i Botërorit e ka të sigurt vendin e parë në vazon e parë para hedhjes së shortit të grupeve, ndërsa shtatë kokat e tjera të grupeve zgjidhen automatikisht.

Brazili dhe Franca u vendosën pa short në grupin A dhe C respektivisht, e duke qenë se kalendari deri në finale ishte i organizuar që më parë, përballja ishte shmangur. “Nëse ne e mbyllnim grupin në vend të parë dhe Brazili gjithashtu, atëherë nuk do të mund të ndesheshim përveç se në finale. Mendoni se të tjerët nuk e bjënë këtë në Botërorët e tyre? Franca kundër Brazilit në finale, ishte ëndrra e të gjithëve”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *