“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Komunës të Parisit”, ku si pasojë e një konfikti për motive të dobëta mbeti i dëmtuar me mjet prerës shtetasi D. L, rreth 27 vjeç, ju bëjmë me dije se janë arrestuar autorët ( at dhe bir) shtetasit : Edmond Merkaj, 53 vjeç, banues në Tiranë. Edjano Merkaj, 23 vjeç, banues në Tiranë”, njofton Policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal, shtuan të njëjtat burime.