Familjarë, shokë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 27 vjeçarit Enea Ftoji i cili ditën e djeshme u gjet i pajetë në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korçës.
Kortezhi me famijarë dhe pjesëtarë të komuniteteve marshuan nga banesa në drejtim te komisariatit të Korçës.
Ata mbanin pankarta ku shkruhet “larg policise raciste”, “ duam drejtësi” , “ stop racizmit”.
Famijarët akuzuan sërish policinë e Korçes për vdekjen e të riut.
Ditën e djeshme u bë ekspertiza mjeko-ligjore, përgjigja e të cilës ende nuk ka dalë, por në trupin e 27-vjecarit kishte shenja dhune.