Flet burri më i vjetër në botë: Ju tregoj sekretin e jetëgjatësisë

Certifikata e Manuel Garcia Hernandez thotë se ai ka lindur më 24 dhjetor 1896, por asnjëherë nuk ka dashur të futet në Guines.

Ai është sot një 121 vjeçar.

Garcia, i cili mund të jetë njeriu më i vjetër në botë, kurrë nuk ka marrë mundimin që të telefonojë Guinness World Records për ta bërë atë zyrtare.

Por nëse dokumentet e tij janë të sakta, ai është më shumë se tetë vite më i madh se Masazo Nonaka i Japonisë, njeriu që aktualisht mban titullin, i lindur më 25 korrik 1905.

Por për të, mosha është vetëm një numër. Garcia thotë se nuk ndjen veten më shumë se 80 vjeç.

Ai shprehet se ka dy keqardhje në jetë: humbjen e babait të tij në moshë të re, dhe faktin se ai nuk mund të punojë.

Por megjithatë ai ushqen pulat në shtëpinë e tij ku jeton me vajzën e tij Tomasa në Ciudad Juarez, në Meksikë veriore.

“Jam i lumtur por ndihem i lodhur. Po bëj një përpjekje sepse nëse rri gjithë kohës në krevat apo ulur në karrige atëherë do të sëmurem”, shprehet ai.

Gracia tha se çelësi për një jetë të gjatë është: fjetja mirë, zgjimi herët, të ngrënit shëndetshëm, konsumimi i sa më shumë vitaminave dhe puna.

Ai ngrihet çdo mëngjes në orën 5:30 dhe fillon ditën me banane, tërshërë dhe dy vezë, pastaj shkon jashtë për të ushqyer për pulat e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *