Edi Rama nuk i ka mbajtur dot nervat ndaj gazetares së Faxneës, Ambrozia Meta që i kujtoi avokatinë që i bënte dikur Elvis Rroshit, apo se si ka mundësi që ai nuk gjen dot dikë në PS që të mos ketë lidhje me trafikun e drogës për ta bërë Ministër të Brendshëm.
Pasi iku nga konferenca duke kërcënuar gazetaren me pronarin, Rama është kthyer sërish në sallë, sapo u fikën kamerat. Gazetarët që ishin në sallën e konferencave në Rinas thane se kryeministri i thirri gazetares duke iu drejtuar me fjalët “Të kesh turp, se nuk respekton rregullat e konferencës për shtp”.
“Jo, unë nuk mund të pranoj të më thuash që po bëj propagandë, kur thjesht po të bëj pyetje” i është përgjigjur gazetarja. Më herët Rama ishte detyruar të braktisë konferencën për mediat, i acaruar nga pyetjet e gazetarëve, të cilët nuk ngurroi t’i kërcënojë duke i përmendur pronarin.