Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj reagon për herë të parë pas dëshmisë së Albert Veliut.
“Për dëshminë e paraqitur nga PD, dua të them se këtu jemi në vendin e Task Forcës Speciale, ndërsa atje jemi në vendin e sajesave dixhitale, detyra ime është të punoj për prokurorinë speciale, detyra e tyre për qytetarin dixhital”.
Ministri i Brendshëm ka dalë sot në një deklaratë për mediat së bashku me ambasadoren e Gjermanisë në vendin tonë. Ata ishin të pranishëm në një ceremoni për task-forcën speciale.