Presidenti i Sisirisë Bashar al-Assad fluturoi të enjten për në rezidencën verore të liderit të Rusisë Vladimir Putin në Detin e Zi për bisedime rreth konfliktit sirian, njoftoi Kremlini, një vizitë që e përforcon statusin e Moskës si mbështetesën kryesore të Assad.
Që nga shpërthimi i luftimeve në Siri në vitin 2011, Assad ka udhëtuar rrallë, por ka bërë tre vizita të ditura publikisht në Rusi, çdo herë për t’u takuar me Putin.
Përfshirja e Rusisë në konflikt në 2015 do ta kthente valën në favor të Assad, njofton Reuters dhe do ta vendoste Rusisë në pozicionin e ndërlidhësit në Lindjen e Mesme.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se takimi që nuk ishte bërë i ditur paraprakisht, u zhvillua të enjten.
“Stabiliteti po vendoset dhe gjithçka po hap dyert e procesit politik, që ne filluam vite më parë, “ i tha Assad, Putin sipas një transkripti të fjalimeve të hapjes së takimit që janë publikuar zyrtarisht nga Kremlini në internet.
“Gjithmonë e kam thënë dhe e përsëris se ne ne e kemi përkrahur me gjithë zemër procesin politik, që do të duhet të vazhdojë paralelisht me luftën kundër terrorizmit. Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë qëkurse ka vende që nuk e dëshirojnë rikthimin e stabilitetit në Siri. Megjithatë sëbashku me ju dhe partnerë të tjerë e miq ne do të ecim përpara me procesin e paqes,” ka thënë Assad.