Zaho, djali 4-vjeçar i kryeministrit ja mbledh Lali Erit, rindërton Piramidën e Enverit

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama ishte entuziast në prezantimin e projektit të ri të rikonstruksionit total të Piramidës në Tiranë, por në fjalën e tij zbuloi ca të vërteta “të pafajshme”, kur deklaroi se në të gjithë këtë projekt, meritë ka djali i tij, Zaho Rama, që për pak ditë mbush 4 vjeç. Nëse për Teatrin Kombëtar, me arkitekturë të viteve 30’ pritet ora kur fadromat ta rrënojnë për të ngrutur kulla mbi të, pushteti, lokal e qëndror, është kujdesur që të ruajë me fanatizëm Piramidën e Envreit, këtë objekt të ndërtuar për nder të diktatorit në vitin 1988.

“Erioni kërkonte një rrugë për ta kthyer rrugë për pjesën e të rinjve trendy të Tiranës, komunitet minoritar brenda komunitetit të madh të të rinjve të Tiranës, që rrezikonte ta kthente në qendër të ardhur me sforcim në kohë, kurse unë i thosha fëmijët, fëmijët, kjo ishte merita e Zahos më shumë sesa imja. Dhe e mbaj mend një ditë kur ai më telefonoi i ekzaltuar, ashtu si telefon gjithmonë, si për një pusetë dhe për një projekt transformues, e me tha; E gjetëm lal, u zgjidh kjo punë, por e kam mësuar se pas gjetjes gjetja që jetë mbrapa, e faktikisht më foli për projektin që është diçka përtej endrrës time më të bukur”-deklaraoi kryeministri, që me fjalët që deklaroi, i vendosi një 10 me yll kanakarit të tij Erion Veliaj. “Unë dua t’i komplimentoj me shumë përulësi ideatorët e kësaj qendre, sepse besoj që është një model që arrin të bëjë bashkë dy gjera që duken shumë të largëta, fëmijët dhe teknologjinë”,- tha Rama, duke shtuar se tani ndjen më shumë se “Është koha të forcoj pasuordet për tu mbrojtur nga Zaho”.

Tashmë projekti pompoz në rijetëzimin e Piramidës së Enverit është çështje ditësh që të nisë punë. Ideja mbetet që të kthehet në një qendër të madhe kulturore për kryeqytetin dhe pse jo të bëhet si vend “peligrinazhi” për turistët e huaj, ku do të rrëfehet se ai objekt është ndërtuar në përkujtimin e “përjetësisë” së Enver Hoxhës. Përveç ndërhyrjes së brendshme, një kujdes mëse i veçantë do të jetë për fasadën e jashtme, duke e përafruar maksimalisht me projektin e dikurshëm që realizoi dhëndri i Enver Hoxhës, arkitekti Klement Kolaneci. Por “rrotacioni” është bërë dhe safetën e së shkuarës komuniste po e merr kryeministri Rama dhe Lali Eri i Bashkisë së Tiranës.

Prej tyre po ruhen me fanatizëm objektet arkitekturore të diktaturës dhe po aq kujdes po vijon parallel për të shëmbur çdo objket të mundshëm të para viteve 30. I tillë është Teatri Kombëtar që do ti shkulin edhe themelet. Ndërkohë, Teatri i Operas dhe Baletit edhe pse ka kaluar në rikonstruksion të brendshëm, do i ruhet fasada, e cila është një arkitekturë uniforme dhe pa shije e ndërtesave të Bashkimit Sovjetik. Gjithashtu mbahet me ndërhyrje të shumta edhe godina e Muzeut Historik Kombëtar, një arkitekturë e periudhës komuniste. Ideja mbetet e qartë; të rrënohet arkitektura e vjetër dhe të mbahen me fanatizëm të plotë ndërtesat e periudhës komuniste, si një e shkuar shpitrëore dhe materiale, tashmë janë shtuar edhe “arkitektet” e rinj…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *