VIDEO-LIVE/ Lulzim Basha në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp

Lulzim Basha ka dalë në konferencë për shtyp duke folur për Agron Xhafajn.

Edi Rama në bashkëveprim me struktura kriminale të krimit të organizuar kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal:

1. Moho përgjimin

2. Kap josh ose likuido dëshmitarin dhe familjen e tij

3. shkatërro provat

4. Akuzo dhe kërcëno opozitën

Qëllimi është shpëtimi i Fatmir Xhafaj duke e mos e larguar nga posti i ministrit.

Për të realizuar këtë skenar Agron Xhafaj as është arrestuar dhe as ndaluar nga Policia kufitare.

Asnjë procedim nuk është nisur ndaj tij se ai vazhdon trafikun e drogës.

Për të realizuar këtë skenar ai është dërguar me nderime policore në Itali  jo për kryerjen e veprës së dënuar në Itali, por për të krijuar alibinë se pse policia e Xhafës dhe Ramës nuk e marrin dot në pyetje dhe nuk  procedojnë dot për trafikun aktual të drogës.

Në çdo shtet sadopak normal, Polica Xhafaj dhe prokuroria Rama-Marku po ushtrojnë terror mbi familjen e dëshmitarit dhe vetë dëshmitarit.

Mbi të po ushtrojnë presion dhe figura të krimit të organizuat, bashkëpunëtorë të Agron Xhafaj.

Qëllimi i presionit mafioz është vetëm një: komprometimi me çdo kusht i dëshmive të tij dhe shkatërrimi i provave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *