Vdekja e 27 vjeçarit/ Prokuroria sekuestron kamerat, ja çfarë pritet…

Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e 27 vjeçarit Enea Ftoj, i cili humbi jetën në qelitë e komisariatit të policisë.

Në funksion të hetimit janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe u morën në pyetje efektivët e policisë që ishin në detyrë.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të realizohet nga dy ekspertë një i pavarur dhe një tjetër nga Instituti i Mjekesisë Ligjore.

Kjo e fundit pritet të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes së 27 vjeçarit, babai i tre fëmijëve.

27 vjeçari, ndërroi jetë në dhomën e sigurisë në komisariatin e Korçës në rrethana që po hetohen nga prokuroria e qytetit juglindor.

Enea Ftoj ishte arrestuar 3 ditë më parë për vjedhje me dhunë, pasi i kishte varësen e floririt një qytetareje.

Policia thotë se nga kqyrja e trupit nuk u konstatuan shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

Por familjarët e 27 vjeçarit akuzuan policinë për dhunë dhe vrasjen e të riut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *