Tentuan të përdhunojnë 13 vjeçaren, arrest me burg për 3 të rinjtë

Gjykata e Fierit vendosi arrest me burg për tre të rinjtë e arrestuar pasi akuzohen për tentativë përdhunimi ndaj një të miture në fshatin Arapaj të Roskovecit.  Në pranga tre ditë më parë ranë Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç, Marjus Çalameni, 24 vjeç.

Ndërkohë që familjarët e Marjus Calamenit, thonë se ai  është i pafajshëm.

Ka qenë babai i tij i cili teksa ka folur për mediat sot jashtë gjykatës së Fierit, u shpreh se djali tij u ka dhënë shokëve bicikletën dhe është arrestuar sipas tij vetëm sepse u gjet bicikleta në vendngjarje.

Izet Calameni tha se i biri ka qenë duke vjelë domate dhe se ka 40 dëshmitarë për këtë gjë.

“Por nëse ka gisht në ngjarje le të varet”, u shpreh ai për të birin.

Tre të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë forcërisht një 13-vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë.

I arrestuari Jorgest Dosti mësohet se ka folur shpesh në rrjetin social me vajzen dhe e ema e Orgestit e merrte ta ndihmonte për të mbjellë e vaditur lulet tek kopështi i shtëpisë që po ndërtohej, aty ku ndodhi edhe ngjarja.

Dyshohet se Dosti e ka inskenuar të gjithë situatën dhe e ka ftuar vajzën në shtepinë e papërfunduar ku ishin edhe dy shokët e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *